Dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë arrestuar nga Policia e Kosovës pak kohë pas largimit të tyre.
Sipas raportit policor, më 3 qershor 2026, rreth orës 21:28, policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga institucioni.
“Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në raport. /Telegrafi/
