Close Menu
    What's Hot

    SHBA-ja synon ta kthejë Gazën në resort luksoz bazuar në projektin “Sunrise”

    December 20, 2025

    Chelsea e do yllin e Man Utd, por ai favorizon kalimin te Napoli

    December 20, 2025

    Mesazh i veçantë nga Elijona për babain e Toney-t pas eliminimit

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • SHBA-ja synon ta kthejë Gazën në resort luksoz bazuar në projektin “Sunrise”
    • Chelsea e do yllin e Man Utd, por ai favorizon kalimin te Napoli
    • Mesazh i veçantë nga Elijona për babain e Toney-t pas eliminimit
    • Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale
    • 42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
    • Shkupi edhe këtë mëngjes me ndotje të lartë të ajrit
    • Britanikët po e përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale
    • Aurora Pirraku Nika, zonja që ka triumfuar përballë sfidave, kandidate për deputete në Parlamentin e Suedisë
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, December 20
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Besim kelmendi

    Supremja rrëzon shkarkimin e Besim Kelmendit, e quan vendim të kundërligjshëm

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Besim kelmendi 2 Mins Read
    Supremja rrëzon shkarkimin e Besim Kelmendit, e quan vendim të kundërligjshëm
    Supremja rrëzon shkarkimin e Besim Kelmendit, e quan vendim të kundërligjshëm
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, duke e anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e tij nga detyra.

    Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se vendimi KPK.nr.1056/2025, i datës 20 nëntor 2025, është marrë në kundërshtim me ligjin, duke e kthyer lëndën në rishqyrtim dhe rivendosje në KPK.

    “Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmend dhe ka anuluar vendimin si të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Sipas Gjykatës Supreme, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore dhe në mbështetje të nenit 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, është konstatuar se përfundimi juridik i KPK-së nuk është i drejtë.

    “Qëndrimi dhe përfundimi juridik i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm”, vlerëson Gjykata, duke shtuar se vendimi për shkarkim është i përfshirë në “shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës” të ligjit përkatës dhe të Kodit të Etikës Profesionale për Prokurorë.

    Vendimi për shkarkim ishte bazuar në pretendimet se Kelmendi, përmes deklarimeve në Këshill dhe në media, kishte shprehur qëndrime të njëanshme që, sipas KPK-së, kishin cenuar besimin e publikut në sistemin prokurorial.

    Megjithatë, Gjykata Supreme ka konstatuar se këto pretendime nuk janë trajtuar në mënyrë të ligjshme dhe procedurale.

    Në arsyetim theksohet se vendimi është “i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë”, duke qenë se është kontradiktor në vetvete dhe i mbështetur në dispozita që “nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar KPK-ja”.

    Gjykata gjithashtu ka vlerësuar se e gjithë procedura, duke përfshirë rendin e ditës, votimin, procedimin dhe rihapjen e mbledhjeve, ka qenë e pambështetur në ligj.

    “Është procedurë e pa mbështetur në ligj deri te vendimi i atakuar për shkarkim”, thuhet në njoftim.

    Me këtë vendim, çështja e Besim Kelmendit kthehet për rishqyrtim në Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili obligohet të veprojë në përputhje me gjetjet dhe udhëzimet e Gjykatës Supreme. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Dyshohet si pjesëmarrës në masakrën e Malishevës, Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim

    ​KPK mban takim pas vendimit të Supremes mbi shkarkimin e Besim Kelmendit

    Aprovohet padia e KDI-së, shfuqizohet kufizimi në kohë i të drejtës për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

    Vendimi i Supremes në favor të ushtarëve të FSK-së, ndryshohet rregullorja e udhëtimeve zyrtare

    ​Pensionistët nuk detyrohen më të paraqiten për të vërtetuar se janë gjallë

    LEXO GJITHASHTU

    SHBA-ja synon ta kthejë Gazën në resort luksoz bazuar në projektin “Sunrise”

    December 20, 2025

    Chelsea e do yllin e Man Utd, por ai favorizon kalimin te Napoli

    December 20, 2025

    Mesazh i veçantë nga Elijona për babain e Toney-t pas eliminimit

    December 20, 2025

    Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale

    December 20, 2025
    TË TJERA

    42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

    December 20, 2025

    Shkupi edhe këtë mëngjes me ndotje të lartë të ajrit

    December 20, 2025

    Britanikët po e përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.