KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e tretë e protestave për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit dhe paraqesin kërkesa për Qeverinë

Dita e tretë e protestave për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit dhe paraqesin kërkesa për Qeverinë

Protestat kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë vijuar edhe këtë të martë, duke hyrë në ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës.

Të mbledhur me pankarta dhe thirrje kundër realizimit të projektit, protestuesit shprehën shqetësimin e tyre për ndikimin që, sipas tyre, ai mund të ketë në mjedis, biodiversitet dhe pasuritë natyrore të zonës së mbrojtur.

Gjatë tubimit, qytetarët kërkuan nga institucionet përgjegjëse të dëgjojnë zërin e komunitetit lokal dhe të rishikojnë vendimin për zbatimin e projektit.

Ata theksuan se zhvillimi ekonomik nuk duhet të realizohet në dëm të trashëgimisë natyrore dhe ekosistemit të Zvërnecit.

Përveç kundërshtimit të projektit, protestuesit paraqitën edhe pesë kërkesa drejtuar Qeverisë.

Ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Organizatorët e protestës thanë se këto kërkesa lidhen me mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit, duke argumentuar se ndryshimet ligjore të miratuara së fundmi favorizojnë projekte që mund të cenojnë interesin publik dhe mjedisin.

Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa organizatorët paralajmëruan se kundërshtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga autoritetet.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.