Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar dispozitën që parashikon shqiptimin e gjobave për personat që bllokojnë rrugët gjatë protestave.
Ky vendim u mor pas paraqitjes së një kërkese nga disa organizata dhe grupe studentore, raporton TV Klan, transmeton Klan Kosova.
Vendimi parashikon pezullimin e pjesshëm të aktit normativ të Qeverisë për ndryshimin e "Ligjit për tubimet”. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

