Toyota Motor Corporation ka vendosur të rishikojë strategjinë e saj për makinat elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Lexus.
Si pasojë, është anuluar projekti për prodhimin serik të konceptit LF-ZC, i cili ishte parashikuar si modeli i ardhshëm “flagship” elektrik i markës.
Ky model pritej të sillte një dizajn futuristik dhe teknologji të reja prodhimi.
Po ashtu, ishte planifikuar një autonomi mbi 600 milje dhe fuqi deri në 500 kuaj-fuqi.
Megjithatë, Toyota po e ngadalëson zgjerimin e saj në segmentin e EV-ve për shkak të ndryshimeve në kërkesën globale.
Kompania ka deklaruar se teknologjitë e zhvilluara për LF-ZC do të përdoren në projekte të tjera të ardhshme. /Telegrafi/
