KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bërvenica vendos sot për kryetarin e ri, Radiçevski dhe Jahiji në garën vendimtare

Bërvenica vendos sot për kryetarin e ri, Radiçevski dhe Jahiji në garën vendimtare

Nisur nga ora shtatë e mëngjesit, banorët e Komunës së Bërvenicës, u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e Komunës.

Përballë njëri-tjetritj në garë janë Stojanço Radiçevski nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM dhe Arkin Jahiji nga koalicioni AKI.

Në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, Radiçevski fitoi 2.945 vota ose 38,89 për qind, ndërsa Arkin Jahiji mori 2.152 vota ose 28,42 për qind, pasuar nga Jakup Huseini nga VLEN-i me 1.529 vota (20,19%), ndërsa kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, mori 707 vota (9,34%).

Pas shpalljes së rezultateve, kandidati i VLEN-it, Huseini, shkoi në shtabin qendror të AKI-së dhe e uroi Jahijin për suksesin e arritur dhe kalimin në raundin e dytë.

Sipas KSHZ-së, në Komunën e Bërvenicës janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues, të cilët votojnë në 24 vendvotime në 10 vendbanimet e komunës, dhe atë: Bërvenicë, Radiovcë, Çellopek, Miletin, Tenovë, Gurgurnicë, Sedllarcë e Poshtme, Stençe, Vollkovë dhe Bllacë.

Për nga përbërja etnike, sipas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2021, në Bërvenicë shqiptarët përbëjnë rreth 54,06 për qind të popullsisë rezidente të komunës, përkatësisht 7.377 banorë, maqedonasit përbëjnë 41,88 për qind ose 5.715 banorë, ndërsa pjesa tjetër u përket komuniteteve të tjera.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në komunë po organizohen pasi kryetari Jovica Ilievski ndërroi jetë papritur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.