KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Siljanovska: Rruga jonë për në BE është shumë e gjatë

Siljanovska: Rruga jonë për në BE është shumë e gjatë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Sllovakisë, sot në Bratislavë u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp nga presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti sllovak, Peter Pellegrini.

Presidentja e RMV-së tha se së bashku me homologun e saj sllovak ndanë mendime edhe për rrugën tonë, siç tha ajo, shumë të gjatë drejt Brukselit, të cilën unë ndonjëherë e quaj maratonë apo po presim zotin Godo.

“Pse e them këtë? Është një rrugë e gjatë me pengesa të shumta irracionale me natyrë identitare që bien ndesh me thelbin e natyrës së BE-së.

E mirëpres qëndrimin sllovak se çështjet e identitetit dhe kulturës nuk duhet t’i nënshtrohen kushtëzimeve dhe negociatave politike. Besoj se pikërisht respekti për integritetin kulturor të çdo populli është thelbi i idesë evropiane.

E vlerësojmë veçanërisht qëndrimin e angazhuar të Sllovakisë, por edhe të disa vendeve të tjera që kërkojnë një zgjidhje të mundshme racionale për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, në mënyrë që vendet që kanë qenë në statusin e kandidatit për shumë vite të mos lihen mënjanë, të mos jenë në periferi të periferisë, domethënë, të mund të dëgjohen. Kjo është diçka që është e besueshme dhe kjo është diçka që nuk na detyron”, tha Siljanovska nga Bratislava.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.