Sydney Sweeney ka nxitur sërish spekulime për një përçarje të mundshme me Zendaya-n, pasi nuk përfshiu asnjë imazh të saj në përmbledhjen e fotografive nga sezoni i tretë i serialit “Euphoria”.
Aktorja ndau një seri fotografish prapa skenave në Instagram, duke i dhënë lamtumirën rolit të saj si Cassie Howard dhe duke përfshirë disa nga kolegët e saj të kastit, si Jacob Elordi, Alexa Demie dhe Eric Dane.
Megjithatë, mungesa e Zendaya-s në postim u vu menjëherë re nga fansat, duke nxitur diskutime të reja për marrëdhënien mes dy aktoreve, shkruan DailyMail.
Spekulimet për një ftohje mes tyre nuk janë të reja, pasi prej vitesh në rrjetet sociale qarkullojnë zëra për një raport të tensionuar, të cilat janë shtuar edhe nga thashethemet mbi dinamikat në set dhe lidhjet e supozuara me persona të tjerë të kastit.
Në premierat dhe paraqitjet publike të sezonit të ri, fansat kanë vënë re gjithashtu se dy aktoret kanë mbërritur veçmas dhe kanë pasur ndërveprime të kufizuara, gjë që ka ushqyer më tej narrativën e një distance mes tyre.
Megjithatë, as Sydney Sweeney dhe as Zendaya nuk kanë komentuar publikisht mbi këto pretendime, ndërsa një pjesë e fansave i konsiderojnë këto zëra thjesht spekulime të nxitura nga rrjetet sociale dhe vëmendja e madhe rreth serialit. /Telegrafi/
