Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti, në kuadër të festave të nëntorit.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Llalloshi ka ndarë disa pamje nga videoklipi i këngës, ku në projekt shfaqet edhe vëllai i saj, këngëtari Milot Llalloshi, raporton IndeksOnline.
“Se shpejti”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se kënga do të publikohet në ditët në vijim.
Në një pjesë të videos dëgjohet vargu: “Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, duke i dhënë këngës një frymë festive dhe patriotike.
Kënga pritet të jetë një prej projekteve muzikore të realizuara për atmosferën e festave të nëntorit. /IndeksOnline/
View this post on Instagram
A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi)

