KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Qeveria themelon Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndan mbi 550 mijë euro për shëndetësi dhe teknologji

Qeveria themelon Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndan mbi 550 mijë euro për shëndetësi dhe teknologji

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të 22-të në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime që lidhen me sektorin e shëndetësisë dhe mbështetjen e aktiviteteve të teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, një mekanizëm i paraparë për financimin dhe menaxhimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e 400 mijë eurove për zbatimin e marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qeveria ka miratuar edhe ndarjen e 153 mijë eurove për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila bashkon aktivitetet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Vendimet janë marrë në kuadër të mbledhjes elektronike të mbajtur nga Qeveria në detyrë, ndërsa detaje shtesë për zbatimin e tyre pritet të bëhen publike nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.