Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
IHK njofton se gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe.
Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22–26°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–12 m/s.
