KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VIP pasi kërkoi informacione nga jashtë

Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VIP pasi kërkoi informacione nga jashtë

Kanë mbetur vetëm dy javë nga finalja e madhe e Ferma VIP 3, teksa tensionet janë rritur shumë dhe aspirate për ta fituar kanë shprehur disa prej tyre.

Por pak minuta para nisjes së spektaklit, Agai ka marrë vendimin për të përjashtuar Sorginin.

Vetë fermerët nuk kishin asnjë informacion, por iu komunikua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila tha se Sorgini kishte kërkuar informacion nga jashtë, një gjë që në këtë format është rreptësisht e ndaluar.

Fermerët shprehën keqardhje për përjashtimin e Sorginit, ndërsa i kanë uruar fat në vazhdim.

Mbetet për t’u parë nëse do të anulohet televotimi i mbrëmjes së sotme (e hënë).

Në televotim janë: Zhaku, Sara Karaj dhe balerini Ilir Shaqiri.

Ferma vlen të ceket se ka nisur më 27 mars dhe finalja e madhe do të jetë më 15 qershor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.