Close Menu
    What's Hot

    Mbyllje e pjesshme e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë për shkak të punimeve

    December 19, 2025

    Temperaturat më të ulëta janë matur në Shkup, Manastir dhe Strumicë

    December 19, 2025

    Peci: Çdo të premte, do t’ia dedikoj secilit qytetar nga secila lagje

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mbyllje e pjesshme e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë për shkak të punimeve
    • Temperaturat më të ulëta janë matur në Shkup, Manastir dhe Strumicë
    • Peci: Çdo të premte, do t’ia dedikoj secilit qytetar nga secila lagje
    • TikTok shmang ndalimin në SHBA
    • Policia gjatë kontrollit të një automjeti gjen mbi 10 mijë euro, me rastin
    • Blerjet e dimrit? Real Madridi merr një vendim përfundimtar
    • Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit – përjashtim vetëm në natën e ndërrimit të viteve
    • ChatGPT ka marrë integrim me aplikacionin Apple Music dhe gjenerator të ri imazhesh
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Am general

    Kontrata me AM General për sistemet HUMVEE Hawkeye,  Maqedonci publikon pamje: FSK po kalon në një fazë tjetër zhvillimi

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Am general 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prodhuesi i njohur amerikan i industrisë ushtarake AM General ka finalizuar kontratën tregtare trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2‑CT Hawkeye 105mm, së bashku me mjete mbështetëse, pjesë rezervë dhe trajnime për mirëmbajtjen e tyre, njofton kompania.

    E lidhur me këtë ka shkruar ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili thekson se me këtë blerje ushtria e Kosovës po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

    “Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

    Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, shkruan Maqedonci.

    Ndryshe, sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës.

    Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe të rilëvizë në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën dhe fleksibilitetin krahasuar me artilerinë e tërhequr tradicionalisht.

    Kontrata përfshin gjithashtu ambulanca, kamionë komandues dhe mjete të tjera mbështetëse nga familja më e gjerë e HUMVEE-ve, duke zgjeruar kapacitetet operative të FSK-së dhe mundësinë për të krijuar një bateri të plotë artilerie me mbështetje zjarrëindire indirekte.

    Dorëzimet pritet të fillojnë brenda dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/

    telegrafi.com

    TË TJERA

    Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

    Vendimi i Supremes në favor të ushtarëve të FSK-së, ndryshohet rregullorja e udhëtimeve zyrtare

    Gjendet granatë dore në Rahovec, intervenon FSK-ja

    LEXO GJITHASHTU

    Mbyllje e pjesshme e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë për shkak të punimeve

    December 19, 2025

    Temperaturat më të ulëta janë matur në Shkup, Manastir dhe Strumicë

    December 19, 2025

    Peci: Çdo të premte, do t’ia dedikoj secilit qytetar nga secila lagje

    December 19, 2025

    TikTok shmang ndalimin në SHBA

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Policia gjatë kontrollit të një automjeti gjen mbi 10 mijë euro, me rastin

    December 19, 2025

    Blerjet e dimrit? Real Madridi merr një vendim përfundimtar

    December 19, 2025

    Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit – përjashtim vetëm në natën e ndërrimit të viteve

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.