KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VERBËRIA

VERBËRIA

Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli

Verbëria më ka mësuar të mendoj më shumë, të ndiej më shumë, të kujtoj më shumë dhe të lexoj e shkruaj më shumë.

Puna është se të jetuarit ngjan shumë me verbërinë dhe pleqërinë. Sidoqoftë, nuk është patetike; është diçka e mirë. Gjërat zhduken, zbehen, turbullohen dhe mund t’i imagjinosh më mirë ose t’i kujtosh. Është si mungesa, e cila është një formë e pranisë, ose nostalgjisë. Verbëria është si të gjitha ato gjëra që janë vërtet të çmuara: nostalgjia, pleqëria, e cila është gjithashtu e bukur. Ka të bëjë me pranimin e kufizimeve të tua, të kuptuarit se kush je, çfarë mund të jesh, ose mbi të gjitha, çfarë nuk mund të jesh.

Gjatë gjithë jetës, njeriu është në kërkim të vetvetes, dhe pastaj, në pleqëri, e gjen veten, dhe e gjen, veçanërisht, brenda kufizimeve të veta. Verbëria është një kufizim, një lloj burgu, por jo një burg i dhimbshëm. Sigurisht, njerëzit janë shumë të sjellshëm me të verbrit, por jo me të shurdhrit. Me të shurdhrit janë të irrituar, ndërsa me të verbrit janë bujarë …

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.