KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Notat e lojtarëve, PSG 4-3 Arsenal: Kush ishte më i miri dhe kush fytyra tragjike?

Notat e lojtarëve, PSG 4-3 Arsenal: Kush ishte më i miri dhe kush fytyra tragjike?

Paris Saint-Germain e ka mbrojtur titullin e Ligën së Kampionëve pas penalltive (4-3), meqenëse si koha e rregullt ashtu edhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Përballja mes dy gjigantëve evropianë ishte tepër e zjarrtë që nga fillimi, me PSG-në që krijoi më shumë raste por që Arsenali kuptohet ishte në nivel të lartë në aspektin defansiv.

Pas 120 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1-1 pas golave të realizuar nga Kai Havertz dhe Ousmane Dembele.

Në penallti më të mirë ishin parisienët të cilët triumfuan me rezultat 4-3, falë penalltisë së humbur nga Gabriel Magalhaes.

Sidoqoftë, lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Declan Rice që e mori notën 8.1.

Me nota pozitive u vlerësëuan edhe portieri David Raya (7.8) dhe Kai Havertz (7.5).

Në anën tjetër te PSG-ja lojtarët më të vlerësuar ishin dyshja Joao Neves dhe Desire Doue, që të dy me notën 7.7.

Lojtarë të tjerë me paraqitje pozitive ishin edhe Ousmane Dembele (7.5), Achraf Hakimi dhe Khvicha Kvaratskhelia (7.2).

Ndërkohë lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Eberechi Eze i cili u vlerësua me notën më të ulët 5.9./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.