KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Luftojmë për vendet që të dërgojnë në Evropë”, kapiteni Arbnor Ramadani optimist në suksesin e Llapit

“Luftojmë për vendet që të dërgojnë në Evropë”, kapiteni Arbnor Ramadani optimist në suksesin e Llapit

Llapi ka gjetur formën më të mirë dhe synimi është që të vazhdojë me këtë ritëm derisa të sigurojnë Evropën, kështu ka deklaruar në një intervistë për Telegrafin, kapiteni Arbnor Ramadani.

Pas një starti të dobët, skuadra e Tahir Batatinas duket se ka gjetur “çelësin” e suksesit. Me dy fitore në dy ndeshjet e fundit, Llapi dëshmoi se po fillon t’i rikthejë pikët që i humbi xhiro më parë.

Ramadani, që është një nga lojtarët më kyç te Llapi nuk ka asnjë dyshim se do të kenë sukses.

“Po është e vërtetë që nuk e kemi nisur siç duhet kampionatin. Tani, kemi filluar të rigjejmë formën e duhur pasi në dy ndeshjet e fundit kemi marrë maksimumin dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në përfundimin e gjysmësezonit”.

“Që të jetë sa më lartë në tabelë dhe të sigurojmë ndonjë vend në garat evropiane. Shpresojmë që të vazhdojmë me këtë formë deri në fund dhe pastaj do të shohim se ku do të jemi”, tha ai fillimisht për Telegrafin.

32-vjeçari konfirmoi se Kupa e Kosovës mbetet synim serioz, por Llapi do të luftojë edhe për të zënë një vend që të dërgon në Evropë, pra shpjeguar ndryshe, luftë për një nga tri vendet e para në tabelë.

“Ne do të luftojmë deri në fund për pozitat që dërgojnë në Evropë, por që edhe Kupa e Kosovës mbetet synim i klubit. Do të japim 100 për qind secili nga ne që përfaqësojmë këtë klub dhe jemi shumë optimist që Llapi në fund do t’i arrij objektivat që ka para vetës”.

I pyetur për objektivat personale, Ramadani konfirmoi interesimin nga rivalët, por shtoi se prioriteti kryesor mbetet suksesi me Llapin.

“Fillimisht të japim maksimumin siç kemi bëri deri më tani. Prioritet janë rezultatet e klubit dhe renditja sa më lartë që është e mundur në tabelë”.

“Opsione tjera përpos Llapit në tavolinë? Gjithmonë ka pasur, por kam kontratë me Llapin dhe duhet respektuar deri në fund. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.

Këtë sezon, Ramadani me Llapin ka zhvilluar 12 paraqitje për të kontribuar me tri gola e tri asistime në proces./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.