Shakira u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë një daljeje ditore në Miami të enjten, vetëm pak ditë pasi bëri komente të rralla dhe të sinqerta për ndarjen e bujshme nga ish-partneri i saj, Gerard Piqué.
Superylli 49-vjeçar tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti në hotelin Shelborne Hotel për një aktivitet në kuadër të Javës së Modës së Rrobave të Banjës në Miami (Miami Swim Week), duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara me një fustan të shkurtër portokalli.
Fustani me dekolte të theksuar nxori në pah format e saj trupore, të cilat i kombinoi me një palë çizme të bardha me taka të larta.
Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli me nuancë portokalli, duke reflektuar imazhin e një ikone globale përpara performancës së shumëpritur në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës, ku pritet të paraqitet së bashku me BTS dhe Madonna.
Ndërsa vazhdon të shijojë suksesin pas publikimit të himnit zyrtar të Kupës së Botës, këngëtarja së fundmi ka reflektuar mbi fundin e dhimbshëm të lidhjes së saj me ish-futbollistin, katër vjet më parë.
Ish-çifti, që kanë dy djem, Sasha Piqué Mebarak, 11 vjeç, dhe Milan Piqué Mebarak, 13 vjeç, konfirmuan ndarjen në qershor të vitit 2022, pasi Shakira zbuloi se ai dyshohet se kishte qenë i pabesë ndaj saj.
