KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nurboja: Për vitin 2026 kemi realizuar 24 milionë euro të ardhura neto

Nurboja: Për vitin 2026 kemi realizuar 24 milionë euro të ardhura neto

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja ka bërë të ditur të dhënat financiare për këtë vit, duke theksuar kontributin e BQK-së ndaj buxhetit të shtetit dhe forcimin e rezervave bankare.

Sipas Nurbojës, për vitin 2026 BQK ka realizuar një të ardhur neto prej 24 milionë eurosh. Nga kjo shumë, 12 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në rezervat e përgjithshme të Bankës.

“Për këtë vit, BQK ka realizuar 24 milionë euro të ardhura neto, nga të cilat 12 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në rezervat e përgjithshme të Bankës. Gjatë 3 viteve rreth 50 milionë euro i kemi transferuar në buxhetin e shtetit”, ka thënë Nurboja. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.