KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hapet aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat

Hapet aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për hapjen e aplikimit për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik.

Përmes një njoftimi publik, Murati ka bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet online përmes platformës së Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa secili punëtor duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të dhënat e paraqitura të jenë të sakta.

Sipas njoftimit, llogaria bankare duhet të jetë patjetër në emër të përfituesit, ndërsa aplikimet që përmbajnë gabime do të refuzohen.

Afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.

Të drejtë aplikimi kanë:

Punëtorët në sektorin privat;

Punëtorët në organizata joqeveritare;

Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista shtetërore e pagave, si ndërmarrjet publike dhe RTK-ja.

Kriteret për përfitim janë:

Të ardhurat mujore bruto të mos jenë më shumë se 1,000 euro;

Punëtori të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e dorëzuar deri më 15 maj.

Apliko KËTU.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.