KRU “Hidromorava” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Gjilanit, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit me diametër Ø 250 mm.
Sipas njoftimit të kompanisë, defekti është shkaktuar nga punimet e një operatori ekonomik që është duke punuar në kolektorët e ujërave të zeza.
Zonat e prekura nga ndërprerja, sipas KRU “Hidromorava”, janë: Gjinollët, Zabeli, Arbëria, rruga “Lidhja e Prizrenit”, Marie Shllaku, fshati Kufcë, si dhe zona “Lufta e Gjilanit”, ndër të tjera.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas evitimit të defektit, ndërsa përditësimet rreth gjendjes do të publikohen në kanalet zyrtare të KRU “Hidromorava”.
KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptim. /Telegrafi/
