E plotësuar: Dy vetura janë përplasur mes vete në një aksident trafiku pasditen e së mërkurës, ku njëra nga to ka rënë nga ura në Dollc të Klinës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona dhe që të shtatit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth ores 17:20 policia është njoftuar për një aksident në Dollc ku kanë qenë të perfshira dy vetura. Njëra prej tyre kur jane aksidentuar ka renë poshtë urës. Shtatë persona kanë marrë lendime dhe janë derguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Sipas tij, hetuesit e aksidenteve kane dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohen për disa të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Klinë, ku një veturë ka rënë nga ura e Dollcit.
Sipas raportimeve fillestare të mediumit lokal Klina.info, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen njësitet policore dhe ekipet emergjente që kanë dalë për të intervenuar.
Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me rastin apo gjendjen e të lënduarve.
