KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Selin shkon për Bajram në Kossovë te DJ Gimbo, kremton festën me nënën dhe motrat e tij

Selin shkon për Bajram në Kossovë te DJ Gimbo, kremton festën me nënën dhe motrat e tij

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Selin dhe Gimbo janë shfaqur së bashku në një ambient familjar, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Në fotografinë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, dyshja shihet e rrethuar nga katër motrat e Gimbos dhe mamaja e tij, në një atmosferë të ngrohtë familjare.

Buzëqeshjet dhe qetësia e tyre në këtë dalje publike kanë bërë që shumë njerëz të besojnë se mes çiftit gjithçka vazhdon të jetë në rregull.

Foto: DJ Gimbo/InstaStory

Fotoja u komentua gjerësisht, me ndjekës që ngritën pikëpyetje për raportin e tyre dhe zërat e fundit, duke shkruar: “Pra nuk qenkan ndarë?”, “Kjo foto tha gjithçka” dhe “Familje e bashkuar”.

Mesa duket, në ditën e festës, Selin dhe Gimbo kanë zgjedhur të japin edhe një mesazh të fortë për publikun – duke u shfaqur krah për krah, në mesin e familjes, si një përgjigje e qartë ndaj aludimeve dhe komenteve që kanë qarkulluar së fundmi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.