KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, dyshohet për kontrabandë të emigrantëve

Ndalohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, dyshohet për kontrabandë të emigrantëve

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim emigrantësh, pasi policia ka zbuluar shtatë shtetas të Egjiptit në një automjet me targa kosovare në afërsi të pikës pagesore në Demir Kapi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, kur janë ndaluar dy automjete – një “Folksvagen Transporter” dhe një “Shkoda Oktavia” – të drejtuara nga A.G. (42) dhe G.G. (39) nga Kosova, ndërsa gjatë kontrollit në furgon janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti dhe është konstatuar se automjeti tjetër ka shërbyer si pararendës.

Nga MPB theksojnë se për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa dy të dyshuarve u është caktuar paraburgim 30-ditor dhe janë dërguar në Burgun “Shkup”, kurse emigrantët janë vendosur në Qendrën për azilkërkues në Vizbeg të Shkupit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.