Një i mitur është lënduar në një zjarr që shpërtheu sot në një ndërtes banimi në rrugën “Hristo Smirnenski” në Shkup.
“Zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve, dhe një djalë 13-vjeçar që ndodhej në apartament u lëndua nga zjarri dhe u transportua me ambulancë në Spitalin “Shën Naum i Ohrit” për trajtim”, thonë nga MPB.
Zjarri u raportua rreth orës 12:40, dhe me ndërhyrjen e shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ai u lokalizua dhe u parandalua përhapja e tij.
