Jaclyn Smith ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj për sekretin e bukurisë dhe energjisë që vazhdon ta karakterizojë edhe në moshën 80-vjeçare.
Aktorja mori pjesë në darkën gala të organizuar për 50-vjetorin e serialit legjendar “Charlie’s Angels”, ku u shfaq në krah të koleges së saj Kate Jackson.
E pyetur nga gazetarët për mënyrën se si vazhdon të duket kaq rinore, Smith dha një përgjigje të thjeshtë, por domethënëse: “Të jetosh shëndetshëm dhe të të duan”.
Aktorja tregoi se lumturia e saj lidhet kryesisht me familjen dhe njerëzit e afërt.
Ajo foli me shumë emocion për bashkëshortin e saj, kirurgun Brad Allen, me të cilin është e martuar prej vitit 1997 si dhe për dy fëmijët dhe tre nipërit e mbesat.
Sipas saj, dashuria dhe mbështetja familjare janë elementi më i rëndësishëm në jetën e saj.
“Për mua, gjithçka varet nga dashuria dhe familja”, u shpreh Smith gjatë eventit të mbajtur në The Plaza Hotel në New York.
Duke reflektuar mbi statusin e saj si ikonë mode dhe televizioni, aktorja tha se fillimisht nuk e kishte kuptuar ndikimin që kishte pasur, por beson se seriali hapi rrugën për një përfaqësim ndryshe të grave në ekran. /Telegrafi/
