KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Buzëkuqi bezhë del nga moda: Nuancat që po rikthejnë elegancën e viteve ’90

Buzëkuqi bezhë del nga moda: Nuancat që po rikthejnë elegancën e viteve ’90

Një ngjyrë që ndryshon pamjen e fytyrës dhe i bën buzët të bien në sy pa shumë grim

Për vite me radhë, buzëkuqi bezhë dhe nuancat natyrale rozë ishin zgjedhja e preferuar e shumë grave. Të përshtatshme për përditshmëri, punë dhe mbrëmje, këto ngjyra konsideroheshin gjithmonë elegante.

Por tashmë një tjetër ngjyrë po rikthehet fuqishëm, duke sjellë nostalgjinë e viteve ’90.

Buzëkuqi ngjyrë kafe është sërish në qendër të vëmendjes, nga nuancat e buta të karamelit dhe kafesë me qumësht deri te tonet intensive të çokollatës.

Përparësia e tij është se i thekson buzët, u jep formë dhe thellësi, ndërsa fytyrës i sjell një pamje më të ngrohtë dhe tërheqëse, edhe pa grim të theksuar.

Pse të gjitha po flasin për buzëkuqin ngjyrë kafe?

Rikthimi i kësaj ngjyre nuk është thjesht nostalgji. Ajo përshtatet për mrekulli me grimin minimalist, ku një detaj i vetëm mjafton për ta ndryshuar pamjen.

Nuancat e çelëta krijojnë efekt natyral, tonet mesatare i theksojnë konturet, ndërsa ngjyra e çokollatës së errët është ideale për mbrëmje.

Edhe tekstura bën ndryshimin. Buzëkuqët mat japin pamje elegante dhe të përcaktuar, formulat kremoze krijojnë efekt më të butë, ndërsa ato me shkëlqim i bëjnë buzët të duken më të freskëta.

Cila nuancë ju përshtatet më shumë?

Për grimin e përditshëm, nuancat e karamelit dhe kafesë së çelët janë zgjedhje të sigurta. Ato kombinohen bukur me maskarë, hije neutrale dhe skuqës faqesh në ngjyrë pjeshke.

Nëse parapëlqeni tonet e ftohta, provoni ngjyrën kafe me nëntone rozë ose vjollcë.

Nuancat e ngrohta, me nëntone të kuqërremta, i japin fytyrës më shumë gjallëri, ndërsa çokollata e errët krijon një pamje më dramatike.

Megjithatë, zgjedhja më e mirë bëhet duke e provuar buzëkuqin drejtpërdrejt në buzë, sepse ngjyra e tyre natyrale ndikon në rezultatin përfundimtar.

NomadSoul1

Sekreti i grimit të viteve ’90 që po rikthehet

Për të krijuar pamjen karakteristike të viteve ’90, përdorni një laps buzësh një nuancë më të errët se buzëkuqi.

Konturin zbuteni lehtë drejt qendrës së buzëve dhe, nëse dëshironi një efekt modern, shtoni pak shkëlqyes transparent.

Pjesën tjetër të grimit mbajeni të thjeshtë: lëkurë me pamje natyrale, vetulla të rregulluara dhe pak maskarë.

Për mbrëmje, buzëkuqin ngjyrë çokollate mund ta kombinoni me një vijë të hollë të lapsit për sy ose me hije të arta dhe të bronzta.

Truku që e bën buzëkuqin të duket më bukur

Buzët e hidratuara janë çelësi i një rezultati të bukur, veçanërisht kur përdorni nuanca të errëta ose buzëkuq mat.

Para aplikimit, vendosni balsam, prisni të përthithet dhe largoni tepricën me pecetë. Më pas përcaktoni konturin me laps dhe aplikoni buzëkuqin.

Për një pamje më natyrale, mund ta shpërndani ngjyrën me gisht ose furçë.

Buzëkuqi ngjyrë kafe nuk është vetëm për vjeshtë. Karameli dhe nuancat me shkëlqim janë ideale edhe për pranverë e verë, ndërsa çokollata e errët mbetet zgjedhje elegante për mbrëmje.

Nëse dëshironi të ndryshoni grimin pa përdorur ngjyra të ndezura, ky trend mund të jetë pikërisht ajo që kërkoni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.