KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

NP “Rrugët Shtetërore”-Maqedoni: Nga 15 qershori korsitë MTAG vetëm për etiketa elektronike, hiqet MCard

NP “Rrugët Shtetërore”-Maqedoni: Nga 15 qershori korsitë MTAG vetëm për etiketa elektronike, hiqet MCard

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton përdoruesit e shërbimeve të stacioneve të pagesës se në përputhje me ndryshimet operative në funksionimin e sistemit të pagesës, duke filluar nga data 15.06.2026, korsitë e shënuara për MTAG në stacionet e pagesës (taksat) do të jenë të destinuara ekskluzivisht për përdorim nga përdoruesit me etike elektronike.

Me ndryshimin e lartpërmendur, pagesa me MCard në këto korsi hiqet. Përdoruesit që përdorin MCard do të paguajnë për korsitë e mbetura të disponueshme në stacionin e pagesës, në përputhje me qëllimin e tyre.

Nga NP “Rrugët Shtetërore” u bëjnë thirrje përdoruesve që të respektojnë në mënyrë strikte sinjalistikën vertikale dhe horizontale, si dhe tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesë elektronike (MTAG / MCARD); pagesë me para në dorë (CASH).

Në të njëjtën kohë, për rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut, përdoruesit janë të detyruar të ndjekin sinjalistikën për gjendjen e korsive: shigjeta e gjelbër – tregon një korsi aktive (të hapur); shigjeta (X) e kuqe – tregon një korsi të mbyllur.

Mosrespektimi i shënimit dhe qëllimit të korsive mund të shkaktojë bllokime të trafikut dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e trafikut. Ky njoftim publikohet me qëllim informimin në kohë dhe përshtatjen e përdoruesve me ndryshimet në sistemin e pagesës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.