KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në katër muaj, gati gjysma nga Kosova

Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në katër muaj, gati gjysma nga Kosova

Shqipërinë e vizituan mbi 2.5 milionë të huaj në katër muaj e parë të vitit.

Të dhënat nga Instituti I Statistikave tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë janë zgjeruar me 5 për qind.

“Kryesisht janë turistë për herë të parë, por ka edhe nga ata që vijojnë të kuriozohen e të vizitojnë pjesë të tjera të vendit. Shifrat ndihen edhe te ne. Mund të them se viti ka nisur mjaft mbarë”, thotë Jetmira Hoxha, operatore turistike.

Pjesa më e madhe, gati gjysma e tyre janë nga Kosova duke konsideruar besnikërinë e qytetarëve të vendit tjetër shqip-folës.

“Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë. Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave. Pjesa tjetër vijon siç ka qenë thuajse”, thekson Hoxha.

Në një kohë që numri rritet dhe gjeografia e turistëve zgjerohet., bashkë me to po shtohen edhe ankesat e tyre.

Në internet dukej gjithçka shumë perfekte dhe shumë e lirë, por kur mbërritëm disa çmime ishin më të larta dhe shërbimi jo gjithmonë në nivelin që prisnim”, theksoi Adin, turist nga Republika Çeke.

“Një pjesë të vjetra e të tjera të krijuara rishtazi. Ankohen kryesisht për abuzimet me çmimet këtë vit dhe shërbimin. Është “Thembra e Akilit” për ne”, vijoi Hoxha.

Prilli rezulton si muaji më i mbarë që nga fillimi i vitit për turizmin. Vendin rezulton ta kenë vizituar gati 900 mijë të huaj, Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, shifra është zgjeruar me gati 9 për qind.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.