KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

De Jong i feston 300 ndeshje me Barcelonën: Rreth meje gjithmonë ka zhurmë

De Jong i feston 300 ndeshje me Barcelonën: Rreth meje gjithmonë ka zhurmë

Frenkie de Jong ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij te Barcelona, duke regjistruar paraqitjen e 300-të me fanellën katalunase në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori holandez mori një fanellë speciale nga bashkëlojtarët për këtë jubile, ndërsa pas ndeshjes foli edhe për kritikat që e kanë shoqëruar gjatë periudhave të ndryshme.

“Po ndihem shumë mirë, shumë i fortë, me shumë dëshirë dhe i motivuar. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. E di se rreth meje gjithmonë ka pak zhurmë, sidomos kur nuk luaj, gjatë verës kur nuk ka futboll apo kur jam i lënduar”, deklaroi De Jong.

Ai gjithashtu e shprehu dëshirën për të qenë titullar në ndeshjen e ardhshme ndaj Atletico Madridit, por pranoi se vendimi i takon stafit teknik. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.