Një person është arrestuar në fshatin Vllashne të Prizrenit, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:45.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë si dhe tri thika.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
