KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: Gjobë deri në 500 euro për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: Gjobë deri në 500 euro për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara po trajtohen me seriozitet të shtuar dhe tashmë janë dërguar në Inspektorat për procedura të mëtejshme ligjore.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, synimi është rritja e disiplinës qytetare dhe mbrojtja e hapësirave publike nga ndotja, duke theksuar se abuzimet e tilla nuk do të tolerohen.

“Mos harroni, 500 euro është vlera e gjobës që Inspektorati ua shqipton personave që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të KRM “Pastrimi”.

Nga kompania është bërë gjithashtu apel për qytetarët që të tregojnë kujdes më të madh dhe të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave, duke kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mjedisit.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të mbajtur qytetin të pastër dhe për të shmangur ndotjen e hapësirave publike, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës”, theksohet më tej në njoftim.

KRM “Pastrimi” ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë dhe çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet sipas ligjit në fuqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.