KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Agjentët federalë bastisin shtëpinë e kongresmenes Ilhan Omar, kritike e Trumpit

Agjentët federalë bastisin shtëpinë e kongresmenes Ilhan Omar, kritike e Trumpit

Agjentët federalë amerikanë kanë kontrolluar të hënën banesën e kongresmenes demokrate Ilhan Omar në Washington, në kuadër të një hetimi federal në vazhdim, ka konfirmuar Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Zyrtarë të Homeland Security Investigations (HSI), njësisë hetimore të autoriteteve amerikane të imigracionit, janë parë në orët e hershme të mëngjesit jashtë banesës së Omarit.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë i ka thënë agjencisë Reuters se autoritetet kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli të autorizuar nga gjykata, të siguruar nga ky departament.

“Ky veprim i zbatimit të ligjit është pjesë e një hetimi federal në vazhdim”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.

Omar, e cila përfaqëson një distrikt në Minesota dhe është një nga kritiket e zëshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ka reaguar duke thënë se nuk do të heshtë përballë këtij veprimi.

Ajo e ka cilësuar kontrollin si përshkallëzimin e fundit të asaj që e përshkruan si fushatë frikësimi ndaj saj nga presidenti Trump.

Ndërkaq, udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë dënuar operacionin, duke e cilësuar atë si “shpërdorim të pushtetit” nga administrata Trump.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, kontrolli lidhet me një hetim penal për mashtrim, që ka të bëjë me dokumentet e imigracionit të dorëzuara në emër të Omarit nga babai i saj i ndjerë, kur ajo ishte fëmijë.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura akuza ndaj kongresmenes në lidhje me kontrollin e së hënës.

Omar, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Somalia kur ishte fëmijë, u zgjodh për herë të parë në Kongres në vitin 2018. Ajo është pjesë e grupit të ligjvënësve demokratë të njohur si “The Squad”, të cilët kanë qenë ndër kundërshtarët më të zëshëm të Trumpit.

Kontrolli vjen rreth tri javë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në të cilat republikanët e Trumpit synojnë të mbrojnë shumicat e tyre të ngushta në Kongres

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.