KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrezikoi jetën e pushuesve në plazh, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Rrezikoi jetën e pushuesve në plazh, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Një drejtues mjeti lundrues, është gjobitur në vlerën 500 mijë lekë (5,000 euro), pasi ka rrezikuar jetën e pushuesve në plazh në Dhërmi.

Sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasi F.D., ka shkelur perimetrin e sigurisë, duke hyrë me gomone në afërsi të bregut.

Përveçse gjobës, blutë kanë bërë dhe bllokimin e mjetit lundrues.

“Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare të DVKM Vlorë kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare Vlorë-Ksamil. Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh. Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues gomone me drejtues shtetasin F. D. Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj. Gjithashtu, u bë dhe bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara“, njofton policia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.