KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjidhen dy anëtarë të Bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë, përsëritet konkursi për anëtarët shqiptarë

Zgjidhen dy anëtarë të Bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë, përsëritet konkursi për anëtarët shqiptarë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Ana Kostiqin si anëtare të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga komuniteti serb, me 52 vota, ndërsa Aldin Shabani është zgjedhur anëtar nga komunitetet e tjera joshumicë, me 70 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 96 deputetë, ndërsa janë evidentuar edhe nëntë fletëvotime të pavlefshme.

Ndërkaq, për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, procesi do të përsëritet përmes shpalljes së konkursit publik, në përputhje me Ligjin për RTK-në.

Pas përfundimit të votimit, komisionet përkatëse janë ftuar për hedhjen e shortit, përmes të cilit do të përcaktohet kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të zgjedhur të Bordit.

Ana Kostiq dhe Aldin Shabani do të kenë mandat dyvjeçar si anëtarë të Bordit të RTK-së.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.