KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Ishin raketa të fuqishme, fëmijët u trembën”, ambasadori shqiptar jep detaje të reja për sulmin rus në Kiev

“Ishin raketa të fuqishme, fëmijët u trembën”, ambasadori shqiptar jep detaje të reja për sulmin rus në Kiev

Ambasadori shqiptar në Kiev Ernal Filo i cili i shpëtoi sulmit me raketa ruse në banesën e tij rrëfeu në një intervistë ekskluzive në Ditarin e fundjavës me Indrit Marakun në A2 CNN, detaje mbi sulmin.

Ai tha se ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë që nga pushtimi rus në Ukrainë me raketa të fuqishme

“Sulmi ka filluar mbrëmë rreth orës 10:00 në darkë dhe ka zgjatur deri n 6 të mëngjesit. Që kur kemi hapur ambasadën, ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë. Kanë qenë raketa të fuqishme si Iskander, Zirkon. Flitet që mund të jetë përdorur edhe Oreshnik. Ka qenë sulmi më shkatërrues që nga sulmi rus në 2022” theksoi ai në A2 CNN.

Ambasadori shqiptar tregoi se u paralajmëruan për sulmin dhe detyrua së bashku me banorë të tjerë që të zbresin në strehimore, por thekson ai sulmi ishte kaq i fuqishëm sa edhe raketa depërtoi edhe aty.

“Kemi marrë informacione dhe nga burime qeveritare në Kiev dhe partnerët tanë dhe koordinohemi me trupin diplomatik kur janë paralajmërime të tilla dhe zbresim menjëherë në vendstrehim. Sulmi ka qenë shumë i fuqishëm sa që raketa ka arritur të depërtojë edhe në vendstrehim dhe ne e kemi ndjerë se na ka ardhur edhe baruti dhe u bë tym i madh dhe pati frikë e panik te banorët, se unë banoj dhe me të tjerë në këtë godinë, pati fëmijë që u trembën kemi dalë jashtë se nuk mund të merrje dot frymë pastaj erdhën ekipet e emergjencës dhe u kthyem prapë dhe kemi qëndruar deri në 6 të mëngjesit”, u shpreh ai

Ambasadori thekson se pavarësisht deklaratave të Rusisë se luftës po i vjen fundi kjo nuk po ndodh aspak në realitet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.