KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Guardiola pranon punën e tij të radhës pasi konfirmoi largimin nga Man City

Guardiola pranon punën e tij të radhës pasi konfirmoi largimin nga Man City

Pep Guardiola do të largohet nga posti i trajnerit të Manchester Cityt në fund të sezonit 2025-26, por ai nuk do t’i thotë lamtumirë City Football Group.

Ka qenë një periudhë e paharrueshme 10-vjeçare në Mançester për spanjollin, i cili e ka udhëhequr Cityn drejt gjashtë titujve të Ligës Premier, tre FA Cup, pesë Kupave të Ligës dhe një titulli të Ligës së Kampionëve, gjatë një qëndrimi jashtëzakonisht të suksesshëm.

Ai do ta drejtojë ndeshjen e tij të fundit kundër Aston Villas të dielën pasdite, përpara se të marrë një lamtumirë që pa dyshim do të jetë emocionale nga tifozët në “Etihad”.

Madje, City konfirmoi të premten se tribuna e sapozgjeruar North Stand në “Etihad” do të quhet “The Pep Guardiola Stand”, ndërsa do të porositet edhe një statujë e Guardiolës, e cila do të vendoset pranë hyrjes së saj.

Përveç konfirmimit të largimit të tij, City njoftoi se Guardiola ka rënë dakord të marrë një rol të ri si ambasador global, ku do t’u japë këshilla teknike klubeve brenda City Football Group.

Kjo do të thotë se Guardiola do të punojë në “projekte dhe bashkëpunime specifike” me klube si skuadra italiane Palermo dhe ajo franceze Troyes, e cila së fundmi siguroi ngjitjen në Ligue 1./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.