KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kush është Kosova pa mua?”, Shqipe Hysenaj reagon ashpër pas deklaratës së Valdrin Sahitit: Mos i jepni shumë gojës

“Kush është Kosova pa mua?”, Shqipe Hysenaj reagon ashpër pas deklaratës së Valdrin Sahitit: Mos i jepni shumë gojës

Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht ndaj një interviste të fundit të stilistit Valdrin Sahiti, duke e cilësuar si “një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj”.

Reagimi i saj ka ardhur pasi në një video Sahiti dëgjohet duke folur për figurat dhe emrat e njohur që përfaqësojnë Kosovën dhe botën, duke përmendur ndër të tjera Dua Lipën, Rita Orën, si dhe figura nga sporti dhe moda ndërkombëtare.

Në video, Valdrin Sahiti thotë: “Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën. Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Italia pa Interin nuk është Itali. Çka është Italia pa Da Vinçin?”.

Shqipe Hysenaj/InstaStory

Pas kësaj, Hysenaj ka publikuar një deklaratë të gjatë, ku shprehet:

“Një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj. Kush është Kosova pa Adem Jasharin? Shqipëria pa Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, Skënderbeun? Pa gjithë shkrimtarët që kanë kontribuar për gjuhën shqipe, ka qenë luftëtar me penë. Kosova si me ju si pa ju, ju vetëm po shijoni frutet e atyre që kanë luftuar për vatan dhe për liri. Ju jeni një pikë uji në oqean, këngëtarë e stilistë a çfarë jeni tjetër, si të jesh ti (me leckat e tua) si mos të jesh, Kosova mbetet shtet i pavarur. Kaq kisha për sot dhe mos i jepni shumë gojës, se ju s’keni kontribuar asgjë për Shqipëri dhe Kosovë. Një gozhdë nuk keni ngulur”.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke hapur diskutime mbi deklaratat e bëra në intervistë dhe mënyrën e vlerësimit të figurave publike dhe historike. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.