KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rekord në Everest – 274 alpinistë ngjiten në një ditë nga ana e Nepalit

Rekord në Everest – 274 alpinistë ngjiten në një ditë nga ana e Nepalit

Një rekord historik është regjistruar në Majën e Everestit, ku 274 alpinistë arritën majën më të lartë në botë brenda një dite të vetme nga ana nepaleze, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas Shoqatës së Operatorëve të Ekspeditave në Nepal, alpinistët përfituan nga kushtet e favorshme të motit për të realizuar ngjitjen gjatë ditës së mërkurë. Ky është numri më i lartë i ngjitjeve në një ditë të vetme nga kjo anë e malit.

Maja e Everestit, e cila ka lartësinë 8,849 metra, mund të ngjitet nga dy anë: ajo e Nepalit dhe ajo e Tibetit (Kinë), shkruan yahoo.

Këtë vit, pala kineze nuk ka lëshuar leje për ekspedita, duke bërë që të gjitha përpjekjet të përqendrohen në rrugën nepaleze.

Rekordi i mëparshëm nga ana e Nepalit ishte 223 alpinistë në vitin 2019, ndërsa rekordi absolut (nga të dyja anët) mbetet 354 ngjitje në një ditë, i vendosur po në vitin 2019.

Autoritetet nepaleze kanë lëshuar gjithsej rreth 494 leje për sezonin aktual, ndërsa ekspertët vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqet e mbingarkesës në të ashtuquajturën “zonë e vdekjes”, ku mungesa e oksigjenit e bën mbijetesën shumë të vështirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.