KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Befason Trump: Mund të kandidoj për kryeministër të Izraelit

Befason Trump: Mund të kandidoj për kryeministër të Izraelit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë duke sugjeruar se mund të kandidojë për postin e kryeministrit të Izraelit.

“Unë tani jam në 99% në Izrael. Mund të kandidoj për kryeministër, kështu që ndoshta pasi ta bëj këtë, do të shkoj në Izrael dhe do të kandidoj për kryeministër. Netanyahu do të bëjë gjithçka që unë dua që ai të bëjë,” tha Trump.

Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje për shkak të tonit politik dhe pretendimeve të drejtpërdrejta për ndikim në udhëheqjen izraelite.

Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Izrael tashmë janë planifikuar të mbahen jo më vonë se 27 tetor 2026, kur përzgjidhen të 120 deputetët e Knesset-it (parlamentit izraelit).

Zgjedhjet mbahen në Izrael zakonisht çdo 4 vjet, por shpesh mund të ndodhin më herët për shkak të krizave politike ose rrëzimit të qeverisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.