KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dron i dyshimtë, momenti kur kryeministri lituanez strehohet në bunker

Dron i dyshimtë, momenti kur kryeministri lituanez strehohet në bunker

Autoritetet në Lituani aktivizuan alarmin e sigurisë pasi një dron i dyshimtë u raportua duke iu afruar hapësirës ajrore të vendit nga drejtimi i Bjellorusisë.

Situata shkaktoi reagim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore dhe forcave të sigurisë, ndërsa udhëheqësit më të lartë të shtetit u evakuuan në strehimore të posaçme.

Sipas mediave lokale, presidenti i Lituanisë, kryeministri dhe kryetari i parlamentit – Seimasit – u dërguan me urgjencë në bunkerë për arsye sigurie. Në të njëjtën kohë, edhe deputetët që ndodheshin në ndërtesën e parlamentit u strehuan deri në vlerësimin e plotë të situatës nga autoritetet ushtarake dhe të inteligjencës.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale dhe në mediat vendase treguan momente nga shkollat dhe institucionet publike gjatë alarmit, ku nxënësit dhe stafi u udhëzuan të qëndronin në hapësira të sigurta.

Gjendja krijoi tension të madh në kryeqytetin Vilnius, ndërsa aeroporti i qytetit pezulloi përkohësisht operimet si masë paraprake.

Pas verifikimeve të kryera nga strukturat e mbrojtjes ajrore, alarmi u hoq dhe autoritetet njoftuan se situata është kthyer nën kontroll.

Aeroporti i Vilniusit rifilloi punën normale, ndërsa institucionet shtetërore vazhduan aktivitetin e zakonshëm. Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi origjinën dhe qëllimin e dronit që shkaktoi alarmin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.