KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Visar Zogiani kujton ndeshjen ndaj PSG-së dhe gjestin e Al Khelaifit

Visar Zogiani kujton ndeshjen ndaj PSG-së dhe gjestin e Al Khelaifit

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Visar Zogiani, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, momentet më të veçanta të karrierës dhe opinionet e tij rreth futbollit vendor dhe atij evropian. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Zogiani ka folur për karriernë e tij si futbollist, ku ndër tjerash ka përmendur edhe duelin që skuadra e tij kishte ndaj gjigantit botëror Paris Saint-Germain.

Ai ka treguar se si një lëndim ia pamundësoi që të paraqitej në këtë ndeshje dhe kjo i ka mbetur peng.

“Kam pasur ndeshje të mira edhe në Francë, gjë që i kam incizimet e mia atje që i ruaj në arkivë”.

“Edhe po të them, njëra prej më të mirave ndoshta ka qenë kundër Sedan në Kupën e Francës, për shkak se menjëherë pas asaj ndeshje jemi kualifikuar, kam asistuar për gol, kam shënuar penallti”.

“Por që fati i keq tre ditë para ndeshjes kundër Paris Saint-Germainit lëndohem edhe nuk mundem me u paraqit”, ka thënë Zogiani mes tjerash.

Episodin e plotë me Visar Zogianin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.