KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Togeri Bojan Jevtiq pranon fajësinë, dënohet me 6 vjet burgim dhe dy mijë euro gjobë për spiunazh

Togeri Bojan Jevtiq pranon fajësinë, dënohet me 6 vjet burgim dhe dy mijë euro gjobë për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë vjet burgim togerin e Policia e Kosovës, Bojan Jevtiq, pasi ai pranoi fajësinë për veprat penale të spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Kushtrim Shyti, Jevtiq u dënua me 6 vjet burgim për veprën penale “Spiunazhi”, ndërsa për armëmbajtje pa leje iu shqiptua gjobë prej 2 mijë eurosh.

Gjykata shqiptoi dënim unik prej 6 vitesh burgim dhe 2 mijë euro gjobë, ndërsa ndaj tij u vazhdua masa e paraburgimit.

Po ashtu, gjykata urdhëroi shkatërrimin e armës së sekuestruar dhe konfiskimin e të gjitha gjësendeve të gjetura gjatë hetimit, përfshirë 2 milionë dinarë serbë, 7 mijë euro dhe 5 mijë franga zvicerane.

Jevtiqit iu shqiptua edhe dënim plotësues, me ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në administratë për një periudhë prej pesë vitesh pas përfundimit të dënimit me burgim.

Në shpalljen e aktgjykimit morën pjesë prokurori special Bekim Kodraliu dhe avokati mbrojtës Millosh Nikoliq.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.