KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona ende nuk ka vendosur për yllin e skuadrës, ai mund të shitet në verë

Barcelona ende nuk ka vendosur për yllin e skuadrës, ai mund të shitet në verë

Barcelona po vlerëson të ardhmen e Jules Kounde si pjesë të projektit afatgjatë të klubit, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Mbrojtësi francez është shndërruar në një nga mbrojtësit modernë më të vlerësuar gjatë katër sezoneve të tij te Barcelona, megjithëse këtë edicion ka pasur paraqitje të luhatshme.

Drejtuesit katalanas po analizojnë nëse 27-vjeçari duhet të mbetet pjesë e planeve të skuadrës apo nëse ky është momenti ideal për ta shitur, duke pasur parasysh vlerën e lartë që ai vazhdon të ketë në treg dhe interesimin konkret nga disa klube të mëdha evropiane.

Kontrata e Kounde me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2030, por një shitje e mundshme e tij do ta ndihmonte klubin në aspektin financiar dhe do t’i krijonte më shumë hapësirë për afrime të reja gjatë afatit kalimtar.

Barcelona gjithashtu konsideron se ka alternativa të shumta në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Në dispozicion të skuadrës mbeten Eric Garcia, Xavi Espart, Joao Cancelo, Hector Fort, aktualisht i huazuar te Elche, si dhe Ronald Araujo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.