KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: OBRM-PDUKM-ja po bën terror dhe presion mbi prokurorinë

BDI: OBRM-PDUKM-ja po bën terror dhe presion mbi prokurorinë

Fushata e përjavshme dhe e përditshme me kërcënime, terror dhe presion ndaj prokurorisë nga i forti me avion privat, Antonio Milloshoski, është skandaloze dhe e ngjashme me Korenë e Veriut, akuzojnë sot nga BDI.

“Milloshoski, i njohur për parullat “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, për porositë e vendimeve gjyqësore, hetimeve, bastisjeve dhe lustrimeve, dhe i cili shpëtoi falë ndryshimeve në Kodin Penal, nuk ka kredibilitet moral, politik e as juridik të flasë për drejtësi.

BDI tashmë e ka informuar të gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ambasadat dhe organizatat, për këtë presion politik të paprecedent ndaj drejtësisë.

Në vend që të tregojnë guxim, të vendosen mbi situatën dhe të pranojnë vendimet juridike, ata luajnë rolin e Temu-prokurorëve, ndonëse nuk e kanë lexuar as raportin e Entit Shtetëror të Revizionit e as vendimin e Prokurorisë.

Enti Shtetëror i Revizionit nuk ka asnjë ekspertizë për vlerësim teknik, por OBRM-PDUKM-ja vazhdimisht e mashtron opinionin publik. Përkundrazi, Prokuroria ka siguruar ekspertiza të posaçme si për cilësinë, ashtu edhe për dëmin.

E ftojmë Prokurorin Publik, Shoqatën e Prokurorëve Publikë, Këshillin e Prokurorëve Publikë, gjyqësorin, komunitetin juridik, SHBA-të dhe BE-në, si dhe mediat, ta dënojnë këtë terror brutal dhe të papranueshëm ndaj drejtësisë”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.