KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Sipërmarrësi i njohur dhe personazhi i shoubizit shqiptar, Fisnik Syla, ka reaguar publikisht pas keqpërdorimit të emrit të tij në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ai ka bërë të ditur se profile të rreme po përdorin identitetin dhe emrin e tij për mashtrime dhe përfitime personale, duke shfrytëzuar edhe mjete të inteligjencës artificiale.

“Njoftim: Emri im dhe rrjetet e mija sociale po përdoren nga profile fallco për mashtrime dhe përfitime personale. Ky është i vetmi TikTok origjinal – çdo profil tjetër është i rremë. Mos u brengosni dhe raportojini”, ka shkruar Syla në videon e publikuar.

Në të njëjtën video, ish-bashkëshorti i Fjolla Morina është shfaqur pranë shumave të konsiderueshme të parave, teksa ka paralajmëruar edhe pasoja ligjore për personat që po keqpërdorin emrin dhe identitetin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur rastet e profileve të rreme dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për mashtrime online janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.