KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Kisha një vit e gjysmë e lidhur”, Vanesa flet për ndarjen live nga partneri dhe për romancën në Ferma VIP me Indrin

“Kisha një vit e gjysmë e lidhur”, Vanesa flet për ndarjen live nga partneri dhe për romancën në Ferma VIP me Indrin

Këngëtarja shqiptare, Vanesa Sono, është eliminuar nga Ferma VIP 3.

Publiku vendosi fillimisht të shpëtonte Sarën dhe më pas Blerinën, duke lënë në fund Henrin dhe Vanesën, ku kjo e fundit rezultoi më pak e votuara.

E ftuar në Ferma Club, ajo ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Indrin, një nga historitë më të komentuara të këtij edicioni.

Foto: Instagram

Ajo pranoi se hyrja në fermë erdhi në një moment shumë të vështirë personal dhe emocional.

“Kur kam hyrë në fermë, kam qenë në udhëkryqe shumë të mëdha në jetën time, si profesionale ashtu edhe personale. Nuk kam qenë e lumtur. Marrëdhënia që kisha jashtë nuk ishte e shëndetshme dhe në një moment do të përfundonte. Doja që pavarësisht gjithë komplikacioneve që marrëdhënia ime ishte jashtë, ishte një marrëdhënie që duhej të kishte marrë fund në muajin e dytë. Isha një vit e pak e lidhur. Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Edhe ai vete do e kishte bërë në një moment. Ishte një inerci pse marrëdhënia vazhdoi”, u shpreh ish-konkurrentja.

Vanesa tregoi se afrimiteti me Indrin lindi që në ditët e para dhe se nuk donte të vazhdonte një lidhje jashtë, ndërkohë që ndjente diçka tjetër brenda fermës.

“Nuk di t’i jap një shpjegim me matematikë. Ata që e kanë përjetuar, e kuptojnë”, theksoi tutje.

Pyetjes nëse beson që Indri e do, Vanesa iu përgjigj me kujdes: “Unë di të them vetëm çfarë ndjej unë. Mendoj që ai ndjen, por nuk mund të flas në emrin e tij”.

Ajo shtoi gjithashtu se, sapo të marrë telefonin, do të gjejë një mënyrë për të kontaktuar ish-partnerin, duke lënë të nënkuptohet se nuk e kishte bërë ende. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.