KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Amerikanët përgatisin aktakuzë ndaj ish-udhëheqësit të Kubës – po e pret i njëjti fat si Maduro?

Amerikanët përgatisin aktakuzë ndaj ish-udhëheqësit të Kubës – po e pret i njëjti fat si Maduro?

Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara po përgatit ngritjen e një aktakuze kundër ish-presidentit të Kubës, Raul Castro, 94-vjeçarit, vëllai i të cilit, Fidel Castro, ishte gjithashtu udhëheqës i këtij shteti.

Siç është konfirmuar për Reuters nga kjo ministri, aktakuza do të lidhet me incidentin e vitit 1996, kur forcat kubane rrëzuan dy avionë që i përkisnin organizatës “Brothers to the Rescue”.

Kjo aktakuzë kundër Raul Castros, i cili u largua nga posti i presidentit të Kubës në vitin 2018, ndjek të njëjtën qasje që SHBA-ja përdori ndaj presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Bazuar në aktakuzën e ngritur ndaj Maduros që në vitin 2011, u realizua një operacion në janar të këtij viti, kur Maduro u arrestua dhe u dërgua në SHBA, ku ende ndodhet.

Ngritja e aktakuzës ndaj Castros shihet gjithashtu në kontekstin e politikës amerikane ndaj Kubës, e cila është radikalizuar që nga ardhja e Donald Trump në postin e presidentit amerikan.

Kuba, për shkak të bllokadës amerikane, por edhe kolapsit të pushtetit të Maduros në Venezuelë, po përballet me probleme në furnizimin me karburant, ndërsa nga Uashingtoni kërkohet një ndryshim i ngjashëm në udhëheqjen kubane, siç ndodhi në Venezuelë.

Së fundmi, ishullin e vizitoi edhe drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, i cili deklaroi se Amerika është e gatshme të pezullojë sanksionet dhe bllokadat nëse ndodhin “ndryshime themelore” në udhëheqjen e Kubës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.