Vincent Cassel tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit Histoires Paralleles gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq në tapetin e kuq krah partneres së tij, Narah Baptista, e cila është rreth 30 vite më e re se aktori francez.
Cassel dhe Baptista janë në një lidhje që prej vitit 2024 dhe pikërisht në Kanë zyrtarizuan para publikut romancën e tyre. Çifti u bë prindër në janar të vitit 2025, kur mirëpritën në jetë një djalë.
Ky është fëmija i katërt për Cassel. Aktori ka gjithashtu vajzat Deva dhe Leonie nga martesa me Monica Bellucci, si dhe vajzën Amazonie nga lidhja me Tina Kunakey.
Në premierën e filmit morën pjesë edhe emra të njohur të kinemasë si Asghar Farhadi, Virginie Efira, Isabelle Huppert, Catherine Deneuve, Pierre Niney dhe Adam Bessa.
Filmi Histoires Paralleles ndjek historinë e një hajduti pa strehë, i luajtur nga Adam Bessa, i cili përfshihet në një rrjet intrigash dhe mosbesimi pasi merr një dorëshkrim nga një shkrimtare e vetmuar, e interpretuar nga Isabelle Huppert. /Telegrafi/