Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin në epiqendrën e muzikës botërore. Sot, festivali ka kënaqësinë të konfirmojë artistët e rinj që do të ngjiten në skenat e mwdha tw Sunny Hill këtë verë, duke paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
Në mesin e emrave të konfirmuar janë gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit:
Ky është vetëm fillimi. Në ditët në vijim, Sunny Hill do të vazhdojë të zbulojë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, si dhe artistët më të mirë lokalë që do të plotësojnë programin artistik të këtij edicioni.
Foto: Erxhan Imami
Një event me përmasa globale
Pritjet për këtë edicion janë që Sunny Hill Festival të shënojë rekordin e tij më të madh deri më tani. Deri më sot, janë konfirmuar blerës të biletave nga mbi 50 shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se festivali tashmë është një destinacion i padiskutueshëm turistik dhe kulturor.
Për të akomoduar këtë kërkesë të lartë, Sunny Hill ka zgjeruar rrjetin e shitjes së biletave në:
- Të gjitha shtetet e Evropës
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Vende të tjera anembanë globit
Foto: Erxhan Imami
Ndikimi Ekonomik dhe brendet botërore në Sunny Hill Festival
Rëndësia e festivalit po rikonfirmohet edhe përmes prezencës së brendeve më të mëdha botërore dhe lokale, të cilat do të jenë pjesë e rëndësishme të përvojës së festivalit. Ky interesim i madh ka sjellë një efekt të menjëhershëm në ekonominë lokale: hoteleria në Prishtinë dhe qytetet përreth ka filluar të mbushet, me rezervime që premtojnë një “boost” të fuqishëm ekonomik për vendin.
Foto: Erxhan Imami
“Ky edicion nuk është vetëm një festival i zakonshëm i muzikës; është një dëshmi e rritjes sonë si destinacion global. Prishtina po mirëpret botën,” thonë nga ekipi organizativ i Sunny Hill Festival.
Për më shumë informata rreth biletave dhe njoftimeve të radhës, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare dhe rrjetet sociale.