KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më 18 maj studentët do të protestojnë sërish në Shkup, kërkojnë respektim të plotë të gjuhës shqipe

Më 18 maj studentët do të protestojnë sërish në Shkup, kërkojnë respektim të plotë të gjuhës shqipe

Më 18 maj, studentët shqiptarë do të protestojnë sërish në qytetin e Shkupit.

Ndryshe nga protesta e pare e cila u bë me qëllimin e vetëm që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, tashmë ata thonë se do të protestojnë edhe për respektimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit.

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi apeloi për unitet të shoqërisë civile, profesorëve, studentëve dhe faktorëve politikë, duke theksuar se gjuha shqipe duhet t’i bashkojë qytetarët.

“Mesazhi fillimisht ishte i orientuar rreth një problemi teknik që kishte të bënte me përmirësimin e procesit të studimeve, por më pas u zbuluan shumë probleme të tjera dhe tani kjo është shndërruar në një protestë për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut. Edhe unë mendoj që të gjitha shtresat e shoqërisë civile, profesorët, nxënësit, faktorët politikë dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë të bashkuar. Gjuha jonë duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Në fund të ditës, të gjithë të njëjtin hall e kemi”, tha Ademi.

Protesta do të mbahet të hënën, nga ora 16:30, ku protestuesit do të grumbullohen tek Ura e Gurit dhe më pas do të marshohet.

Në përkrahje të protestës kanë dalë dhe shumë politikanë vendas nga opozita shqiptare, politikanë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se studentët duhet të bëjnë durim edhe pak sepse po punohet që ligjërisht të zgjidhet edhe problemi me dhënien e provimit t jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.